Shërbime ligjore & financiare · Shqipëri & ndërkombëtare

Mbrojtje ligjore.
Vendime të argumentuara.

Shërbime ligjore dhe financiare me zyra në Tiranë e Kukës, për individë, familje, biznese dhe institucione në të gjithë Shqipërinë. Për çështje ndërkombëtare bashkëpunojmë me profesionistë të licencuar në juridiksionin përkatës. Çdo angazhim nis me analizë, vlerësim rreziku dhe një strategji të qartë.

EkspertizëCivile · Administrative · Penale · Tregtare
AngazhimKëshillim · Dokumentim · Përfaqësim
↓

9 fusha që mund të lidhen me kërkesën

Rreth nesh

Një strukturë e vetme për nevoja ligjore, financiare dhe profesionale.

S - MYFTARI & PARTNERS SH.P.K., e themeluar në vitin 2015, vepron publikisht me emrin SMYFTARI dhe ka zyra në Tiranë e Kukës. Shoqëria mbështet individë, familje, biznese dhe institucione në çështje ligjore, financiare, fiskale, të pasurive dhe me element ndërkombëtar. Krahas grupit të përhershëm, studioja ka staf teknik, avokatë dhe bashkëpunëtorë të tjerë brenda dhe jashtë Shqipërisë, të cilët angazhohen sipas natyrës dhe nevojave të çështjes.

Fushat

Mbështetje e integruar

Këshillim, dokumentim dhe përfaqësim ligjor, së bashku me kontabilitet, fiskalitet, auditim dhe vlerësim profesional.

Organizimi

Koordinim sipas çështjes

Grupi i përhershëm koordinon punën me stafin teknik, avokatët dhe bashkëpunëtorët përkatës, sipas fushës, juridiksionit dhe kompleksitetit të angazhimit.

Shtrirja

Shqipëri dhe jashtë saj

Veprimtari në të gjithë Shqipërinë dhe koordinim me profesionistë vendas për çështje në juridiksione të tjera.

Standardi

Qartësi dhe përgjegjësi

Analizë e dokumentuar, komunikim i drejtpërdrejtë, konfidencialitet dhe përcaktim i qartë i objektit të punës.

Grupi i përhershëm

Në kontakt të vazhdueshëm me klientin.

Katër profesionistët e paraqitur këtu përbëjnë grupin e përhershëm të studios, në dispozicion për t’iu përgjigjur nevojave të klientëve, përfshirë kërkesat urgjente. Ata sigurojnë komunikimin dhe koordinimin e angazhimit me stafin dhe bashkëpunëtorët që kërkon çështja.

Avokat, themelues & administrator

Safet Myftari

Licencë profesionale nr. 7092

Drejton shoqërinë duke ndërthurur formimin juridik dhe ekonomik me mbi 30 vjet përvojë profesionale e drejtuese në administrim, financa dhe shërbime ligjore.

safet@smyftari.com
  • Këshillim & përfaqësim
  • Financa & fiskalitet
  • Administrim publik
  • Vlerësim pasurish

Avokat & administrator

Isuf Shehu

Ish-gjyqtar

Mbi 27 vjet përvojë në gjyqësor, të ndërthurura me analizë ligjore dhe njohje të thelluar të praktikës gjyqësore.

  • Çështje civile
  • Çështje administrative
  • Çështje penale
  • Zgjidhje konfliktesh

Ekonomiste & financiere

Entela Myftari

Master në Financë-Bankë

Pjesë e kompanisë që prej vitit 2018, me fokus në menaxhimin financiar, kontabilitetin, raportimin dhe përmbushjen e detyrimeve tatimore.

  • Menaxhim financiar
  • Pasqyra financiare
  • Deklarime tatimore
  • Standarde kontabiliteti

Koordinatore projektesh & arkitekte

Ardita Myftari

Master Shkencor në Arkitekturë

Mbështet koordinimin e projekteve, zhvillimin konceptual, përgatitjen e vizatimeve dhe ndjekjen teknike të proceseve të ndërtimit dhe dizajnit të interierit.

  • Projektim arkitektonik
  • Zhvillim konceptual
  • Koordinim projektesh
  • Mbikëqyrje ndërtimi

Fushat e veprimtarisë

Si mund t’ju ndihmojmë?

Zgjidhni fushën që lidhet me nevojën tuaj. Në faqen e shërbimeve gjeni nënçështjet, mënyrën e trajtimit dhe dokumentet për konsultën.

E drejtë civile & familjare

Kontrata, detyrime, pronësi, trashëgimi, dëmshpërblim dhe mosmarrëveshje familjare.

Shihni shërbimin

E drejtë tregtare & korporative

Këshillim për shoqëritë, marrëdhënie tregtare, kontrata dhe mosmarrëveshje ndërmjet subjekteve.

Shihni shërbimin

E drejtë administrative

Kundërshtim aktesh administrative, ankime, padi dhe përfaqësim përballë institucioneve publike.

Shihni shërbimin

Mbrojtje penale

Mbrojtje dhe përfaqësim në hetim, gjykim dhe në çdo fazë të procedimit penal.

Shihni shërbimin

Pasuri & ndërtim

Tituj pronësie, bashkëpronësi, kontrata, legalizime dhe mosmarrëveshje në ndërtim.

Shihni shërbimin

Çështje ndërkombëtare

Ekspulse, ndalime hyrjeje, SIS, refuzime vizash dhe çështje emigracioni për Schengen, UK e SHBA; dokumentacion dhe koordinim me profesionistë të licencuar në juridiksionin përkatës.

Shihni shërbimin

Këshillim financiar & fiskal

Kontabilitet, analizë dhe auditim financiar, si dhe këshillim për fiskalitetin vendor dhe qendror.

Shihni shërbimin

Prokurime publike

Këshillim për dokumentacionin e tenderit, përgatitjen e ofertës, ankimin dhe zbatimin e kontratave publike.

Shihni shërbimin

Ndërmjetësim & zgjidhje alternative

Asistencë në negocim, ndërmjetësim dhe hartim marrëveshjesh për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve pa proces të zgjatur.

Shihni shërbimin
Të gjitha shërbimet dhe mënyra e punës →

Nga kërkesa te shërbimi

Çfarë ndodh pasi na kontaktoni?

  1. 01

    Na tregoni nevojën

    Përshkruani shkurt problemin dhe afatin më të afërt. Nuk është e nevojshme të njihni emërtimin juridik të çështjes.

  2. 02

    Sqarojmë punën dhe tarifën

    Pas njohjes me kërkesën, sqarojmë dokumentet e nevojshme, shërbimin e propozuar, tarifën dhe shpenzimet që mund të dalin veçmas.

  3. 03

    Faturimi dhe vijimi

    Para angazhimit dakordësojmë objektin, tarifën dhe pagesën. Për shërbimin merrni faturën dhe udhëzimet përkatëse; kur kërkohet përfaqësim, sqarojmë autorizimin ose prokurën.

Si zhvillohet konsulta, faturimi dhe pagesa →

Pyetje përpara konsultës

A mund të komunikoj nga jashtë Shqipërisë?

Po, kërkesën fillestare mund ta paraqisni me email ose WhatsApp. Më pas dakordësojmë mënyrën e konsultës dhe, nëse nevojitet, dokumentet e përfaqësimit.

Po nëse nuk i kam të gjitha dokumentet?

Na tregoni çfarë keni dhe çfarë ju mungon. Pas shqyrtimit fillestar sqarojmë cilat dokumente duhen dhe ku mund të kërkohen.

Si përcaktohet tarifa dhe si kryhet pagesa?

Tarifa varet nga natyra e çështjes dhe puna që dakordësohet. Ju sqarohen kushtet, shpenzimet e veçanta, fatura dhe udhëzimet e pagesës në emër të subjektit. Pagesa online nga faqja nuk është ende aktive.

Çfarë të bëj nëse kam një afat të afërt?

Shënoni menjëherë datën e afatit dhe datën kur jeni njoftuar. Për kërkesa urgjente përdorni edhe numrin e telefonit; dërgimi i formularit nuk konfirmon marrjen përsipër të çështjes.

Kontakt

Na paraqisni shkurt çështjen.

Përshkruani situatën, afatin më të afërt dhe dokumentet kryesore. Dërgimi i formularit nuk krijon automatikisht marrëdhënie profesionale ose avokat–klient.

Komunikime ndërkombëtare+44 20 3996 9327Email për kërkesainfo@smyftari.com

Zgjidhni mënyrën më të lehtë për ju

Shkruani emrin, problemin dhe çdo afat të afërt. Bashkëngjitni dokumentet dhe shtypni Dërgo në emailin ose WhatsApp-in tuaj.

Emaili për kërkesat dhe dokumentet: info@smyftari.com.

Dërgoni kërkesën me formular.

Pas dërgimit, prisni konfirmimin e regjistrimit në ekran. Studioja shqyrton kërkesën dhe ju kontakton për hapat e mëtejshëm.

Hap formularin e kërkesës ↗

Plotësoni emrin, kontaktin dhe një përshkrim të shkurtër. Mund të bashkëngjitni deri në 10 skedarë, deri në 10 GB secili.

Për të përdorur formularin kërkohet hyrje me një llogari Google. Nëse nuk keni llogari Google ose hasni vështirësi, mund t’i dërgoni dokumentet drejtpërdrejt në WhatsApp në numrin: +355 68 206 5046.

Preferoni ta dërgoni nga emaili juaj?
01
Vlerësim fillestarPërgatitni kërkesën me email

Formulari hap aplikacionin tuaj të emailit me tekstin e përgatitur. Kërkesa dërgohet vetëm pasi të shtypni Dërgo në atë aplikacion.

Nuk keni aplikacion emaili? Kopjoni kërkesën dhe dërgojeni nga posta juaj. Për kontakt të drejtpërdrejtë mund të përdorni edhe WhatsApp.

Si përdoren të dhënat e formularit?

Të dhënat përdoren për shqyrtimin e kërkesës dhe komunikimin me ju. Hollësitë i gjeni te Privatësia e kërkesës më poshtë.

Privatësia e kërkesës

Të dhënat dhe dokumentet që i dërgoni S - MYFTARI & PARTNERS SH.P.K., NUIS L58414201T, trajtohen në mënyrë konfidenciale dhe përdoren për shqyrtimin e kërkesës dhe komunikimin me ju.

Dërgoni vetëm informacionin dhe dokumentet që lidhen me kërkesën. Dërgimi nuk konfirmon marrjen përsipër të çështjes dhe nuk ju regjistron për marketing. Për pyetje mbi privatësinë: info@smyftari.com.

Tiranë

Zyra pranë Prokurorisë së Tiranës

Rr. Haxhi H. Dalliu, Pallati “Nord Construction”, Kati I, pranë Prokurorisë së Tiranës, 1016 Tiranë

Merrni udhëzimet

Kukës

Zyra pranë Gjykatës

Rruga Eksod 99, pranë Gjykatës, Kukës

Merrni udhëzimet