Gjoba, refuzime dhe ankime administrative

Keni marrë një gjobë, një vendim ose një refuzim nga një institucion? Kundërshtim aktesh administrative, ankime, padi dhe përfaqësim përballë institucioneve publike.

Kërkoni vlerësim të rastit →

Zyra në Tiranë e Kukës · Komunikim edhe nga jashtë Shqipërisë

A lidhet kjo me situatën tuaj?

Çështjet që trajtojmë

Gjoba dhe masa administrative
Shqyrtim i procesverbaleve, vendimeve të gjobës, pezullimeve dhe masave të tjera të vendosura nga institucionet.
Refuzim ose mosveprim institucional
Ndjekje e kërkesave kur një institucion refuzon shërbimin, nuk përgjigjet ose nuk kryen veprimin e kërkuar.
Leje, licenca dhe autorizime
Asistencë për dokumentacionin, kushtet e kërkuara dhe kundërshtimin e refuzimit ose të heqjes së një lejeje.
Inspektime dhe dokumentacion kontrolli
Shqyrtim i akteve të inspektimit, përgatitje shpjegimesh dhe kundërshtimesh për gjetjet e organit administrativ.
Marrëdhënie pune me administratën
Mosmarrëveshje për emërim, masa disiplinore, largim nga detyra dhe të drejta që lidhen me marrëdhënien përkatëse.
Ankim dhe gjykim administrativ
Përgatitje e ankimit administrativ, padisë, mbrojtjes dhe kërkesave për masa të përkohshme, kur rasti i justifikon.

Si ju asistojmë

Nisemi nga akti i plotë dhe prova e njoftimit. Kontrollojmë afatet, organin ku duhet të drejtohet kërkesa dhe dokumentet që mbështesin kundërshtimin. Përcaktojmë hapat administrativë ose gjyqësorë dhe ndjekjen sipas mandatit.

Çfarë përgatitim për ju

Sipas angazhimit: kërkesë informacioni ose veprimi, kundërshtime ndaj inspektimit, ankim administrativ, kërkesë-padi, deklaratë mbrojtjeje ose ankim gjyqësor.

Çfarë të përgatitni për konsultën

Aktin e plotë, provën dhe datën e njoftimit, aplikimin dhe përgjigjet e institucionit.

Shënoni edhe datën e njoftimit, afatin më të afërt dhe rezultatin që kërkoni. Në kërkesën fillestare jepni një përmbledhje; mënyrën e dërgimit të dosjes së plotë e dakordësojmë me ju.

Çfarë mund të bëni vetë

Lexoni udhëzuesit, organizoni dokumentet dhe kontrolloni burimet zyrtare. Për analizën individuale dhe përfaqësimin kërkohet dakordësim i veçantë.