Biznese, kontrata dhe fatura të papaguara

Po krijoni një biznes, lidhni kontratë ose keni mosmarrëveshje me një partner? Këshillim për shoqëritë, marrëdhënie tregtare, kontrata dhe mosmarrëveshje ndërmjet subjekteve.

Kërkoni vlerësim të rastit →

Zyra në Tiranë e Kukës · Komunikim edhe nga jashtë Shqipërisë

A lidhet kjo me situatën tuaj?

Çështjet që trajtojmë

Themelim dhe ndryshime të shoqërisë
Dokumentacion për krijimin e subjektit, ndryshimin e administratorit, ortakëve, selisë ose objektit të veprimtarisë.
Marrëdhënie ndërmjet ortakëve
Marrëveshje ndërmjet ortakëve, vendimmarrje e organeve të shoqërisë dhe mosmarrëveshje për administrimin.
Kontrata tregtare
Kontrata furnizimi, shërbimi, bashkëpunimi dhe marrëdhënie me klientë, furnitorë ose partnerë.
Detyrime dhe fatura të papaguara
Shqyrtim i kontratës, faturave dhe provave të përmbushjes; kërkesa për pagesë dhe ndjekje e mosmarrëveshjes.
Marrëdhënie pune në biznes
Hartim kontratash pune, shqyrtim dokumentacioni të punonjësve dhe asistencë për mosmarrëveshje pune.
Riorganizim dhe përfundim veprimtarie
Shqyrtim i dokumenteve për ndryshime organizative, transferim kuotash ose mbyllje të veprimtarisë, sipas rastit.

Si ju asistojmë

Lidhim nevojën e biznesit me dokumentet dhe vendimet që duhen marrë. Shqyrtojmë përgjegjësitë, detyrimet dhe rreziqet e kontratës; dakordësojmë dokumentacionin dhe ndjekjen e nevojshme. Kontabiliteti dhe deklarimet trajtohen te Këshillim financiar & fiskal.

Çfarë përgatitim për ju

Sipas angazhimit: projektkontrata, komente mbi kontrata ekzistuese, vendime të organeve të shoqërisë, dokumente regjistrimi, kërkesa për pagesë ose akte për mosmarrëveshje tregtare.

Çfarë të përgatitni për konsultën

Të dhënat e subjektit, projektkontratën ose kontratën dhe një përmbledhje të problemit.

Shënoni edhe datën e njoftimit, afatin më të afërt dhe rezultatin që kërkoni. Në kërkesën fillestare jepni një përmbledhje; mënyrën e dërgimit të dosjes së plotë e dakordësojmë me ju.

Çfarë mund të bëni vetë

Lexoni udhëzuesit, organizoni dokumentet dhe kontrolloni burimet zyrtare. Për analizën individuale dhe përfaqësimin kërkohet dakordësim i veçantë.