A lidhet kjo me situatën tuaj?
- Nuk më kthejnë borxhin
- Dua divorc ose zgjidhje të një çështjeje familjare
- Kemi mosmarrëveshje për trashëgiminë
Çështjet që trajtojmë
- Detyrime dhe pagesa të papërmbushura
- Kërkesa për shlyerje borxhi, kthim shumash dhe përmbushje detyrimesh ndërmjet individëve.
- Kontrata civile
- Hartim dhe shqyrtim marrëveshjesh; mosmarrëveshje për zbatimin, zgjidhjen ose vlefshmërinë e tyre.
- Trashëgimi dhe pjesëtim
- Shqyrtim i të drejtave trashëgimore, mosmarrëveshje ndërmjet trashëgimtarëve dhe pjesëtim i pasurisë.
- Martesë dhe marrëdhënie familjare
- Zgjidhje ose pavlefshmëri martese, marrëdhënie pasurore ndërmjet bashkëshortëve dhe detyrime familjare.
- Fëmijë dhe detyrime ushqimore
- Çështje të përgjegjësisë prindërore, takimeve me fëmijën dhe detyrimit për ushqim.
- Dëmshpërblim, fakte juridike dhe ekzekutim
- Kërkesa për shpërblim dëmi, vërtetim faktesh juridike dhe ndjekje të ekzekutimit të detyrimeve civile.
Si ju asistojmë
Sqarojmë faktet, marrëdhënien juridike dhe provat. Vlerësojmë mundësinë e një kërkese jashtëgjyqësore ose marrëveshjeje dhe, kur nevojitet, përgatisim padinë, mbrojtjen apo ankimin. Çështjet e dokumentacionit kadastral trajtohen te Pasuri & ndërtim.
Çfarë përgatitim për ju
Sipas angazhimit: kontratë ose marrëveshje, kërkesë për përmbushje detyrimi, kërkesë-padi, prapësime, ankim dhe dokumentacion për ekzekutim.
Çfarë të përgatitni për konsultën
Kontratën ose aktin përkatës, komunikimet dhe çdo njoftim nga gjykata apo pala tjetër.
Shënoni edhe datën e njoftimit, afatin më të afërt dhe rezultatin që kërkoni. Në kërkesën fillestare jepni një përmbledhje; mënyrën e dërgimit të dosjes së plotë e dakordësojmë me ju.
Orientim pa pagesë
Çfarë mund të bëni vetë
Lexoni udhëzuesit, organizoni dokumentet dhe kontrolloni burimet zyrtare. Për analizën individuale dhe përfaqësimin kërkohet dakordësim i veçantë.
- Nuk është përmbushur kontrata: nga t’ia nisni? →
Organizoni provat, sqaroni kërkesën dhe dalloni kërkesën për pagesë nga nisja e një procesi.
Hapi i radhës
Na tregoni situatën dhe afatin. Pas njohjes me kërkesën përcaktojmë objektin e punës, dokumentet dhe tarifën. Lista e shërbimeve është orientuese; marrja përsipër konfirmohet veçmas.
Paraqisni kërkesën →